Gjëja më e mirë e karantinës? Ermal Fejzullahu flet hapur: Kam hequr dorë nga alkooli dhe kam filluar të bëj punët e shtëpisë

0
651

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka folur sot për jetën e tij në karantinë, ku ka treguar se si kalon ditën.

Në një lidhje në “Skype”, këngëtari i njohur tha se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë diete.

Këngëtari tha se i mungon puna, publiku, por gjithsesi ndihet i kënaqur që ka shpenzuar kohë të vyer pranë familjes. I pyetur nga Edi Manushi, se çfarë ka lënë pas dore gjatë kohës së karantinës. Ermali u shpreh që ndihet mirë që ka hequr dorë nga alkooli gjatë kësaj periudhe dhe kjo e bën të ndihet më shëndetshëm.

“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë”, u shpreh ai. Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me  rregullimin e  disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Leave a Reply