Yamal dhe Raphinha në superformë, dyshja e Barcelonës numëron 29 gola në 14 ndeshje

0
55
Screenshot

Barcelona po shijon një nga periudhat më produktive në repartin ofensiv, ndërsa Lamine Yamal dhe Raphinha janë shndërruar në armët kryesore të skuadrës së Hansi Flickut.

Dy yjet katalanas realizuan nga dy gola në fitoren 6-1 ndaj Alavesit, duke e çuar në 29 numrin e golave të shënuar së bashku në 14 paraqitje këtë sezon, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, raporton “Mundo Deportivo”.

Raphinha po kalon një formë të jashtëzakonshme, me 17 gola dhe tri asistime në 12 ndeshje, duke realizuar mesatarisht një gol çdo 50 minuta.

Në anën tjetër, Yamal ka regjistruar 12 gola dhe 11 asistime në 14 paraqitje, duke dëshmuar se është një prej futbollistëve më vendimtarë të skuadrës.

Me këtë produktivitet, dyshja po i jep Barcelonës një dimension të frikshëm në sulm, ndërsa katalanasit synojnë ta ruajnë ritmin e golave edhe në sfidat e ardhshme./04 Online/