Sot deri në 12°C

0
76

Vendi ynë do të karakterizohet sot nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta dhe reshje të herëpashershme shiu në zona të ndryshme.

Sipas parashikimeve, reshjet pritet të bëhen më intensive në orët e vona të mbrëmjes, veçanërisht rreth mesnatës.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 15 deri në 39 km/h, ndërsa në disa zona mund të jetë më e fuqishme.

Temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë, me minimale nga 6 deri në 8°C dhe maksimale nga 8 deri në 12°C./04 Online/