Dëshironi të keni flokë të shëndetshëm, të butë dhe me shkëlqim? Atëherë ju sugjerojmë t’ trajtoni ato me një maskë të mrekullueshme, efektin e së cilës do t’a vëreni brenda një periudhe të shkurter. Vezë ju dhuron shëndet dhe shkëlqim flokëve tuaj, përbërja e vezës me vitamina forcon rrënjen e flokëve, ndërsa mjalti i zbutë ato duke i bërë si mëndafsh.
Përbërësit
2 vezë (Të kuq veze)
3 kugë vaj ulliri
1 lugë mjaltë
Hedhni në një tas mjaltin, perzieni mirë me vajin e ullirit dhe dy të kuqet e vezëve deri sa të jetë formuar një pastë e njëtrajtshme. Pasi të keni përgatitur masken, filloni të lyeni flokët pak nga pak të gjithë pjesën e skalpit pastaj flokët. Këtë maskë lëreni të qëndrojë të pakten 30-50 minuta dhe në fund shperlajeni me shampon tuaj të zakoshnshme. Mos harroni të perdorni një peshqir të butë që të mos ashpersojë majat gjatë fshirjes së flokëve.















































