Vjollca Haxhiu bëhet pjesë e BBVK 5, zbulon çfarë nuk toleron në lojë

0
85

Këngëtarja e mirënjohur Vjollca Haxhiu është banorja e radhës që i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

Me një karrierë të gjatë në skenën muzikore, Haxhiu u shpreh se është këmbëngulëse dhe e sinqertë, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë cenimin e vlerave dhe karakterit të saj gjatë lojës.

“Nuk toleroj asnjëherë të hedhet baltë mbi vlerat e mija dhe karakterin tim”, tha ajo në klipin hyrës.

Këngëtarja u shpreh gjithashtu e bindur se do të lërë gjurmë te publiku gjatë këtij rrugëtimi.

“Do të mbes në kujtesën e njerëzve”, tha ajo./04 Online/