Vendi ynë nuk ka nevojë të heq dorë nga prodhimi i energjisë elektrike nga linjiti

0
560

Ndryshimet klimatike dhe tranzicioni i energjisë

Duke qenë Kosova është vend i ri, kapaciteti dhe përvoja në trajtimin e ndryshimeve klimatike është i kufizuar, duke pasur prioritete tjera më urgjente qe kanë pasur përparësi gjatë viteve të fundit!Kosova ende nuk ka një regjistër të burimeve dhe emetimeve të gazrave serrë.

Si e tillë nuk mund të themi se kemi ndotje mbi vlerat e lejuara në vendin tonë.
Energjia elektrike dhe nevoja për stabilitet për furnizim me energji elektrike:
Duke u bazuar në perfomancën e burimeve të ripërtritshme të cilat janë të instaluar në vendin tonë, e të cilat nuk janë garanci për furnizim të qëndrueshëm përshkak të prodhimit jo të mjaftueshëm dhe variabil me energji elektrike, vendi ynë duhet të orientohet në ndërtimin e Centralit të ri me linjit i cili edhe për nga ndërtimin dhe prodhimi i 1 megavati është shumëfishë më i lirë se i atyre me burimet e ripërtritshme!

Vendi ynë nuk është një ndotës mbi vlerat normale e lejuara mjedisore, pra edhe nuk ka nevoj të heq dorë për prodhimin e energjisë elektrike nga linjit, i cili është në rezerva në sasi të mjaftueshëm për dekada.
Zhvillimi ekonomik i një vendi varet kryekëput nga furnzimi i sigurt me energji elektrike!

Shkruan: Sami GASHIAutori është magjistër i Energjetikës, ka specializuar për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply