Van Dijk pas humbjes nga Anglia: Referi shkoi në zhveshtore menjëherë, kjo i tregon të gjitha

0
132

Kombëtarja e Anglisë ka fituar 2-1 në gjysmëfinale ndaj Holandës për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, EURO2024.

Xavi Simons shënoi fillimisht për Holandën, teksa më pas realizoi Kane e krejt në fund Watkins ia solli fitoren ‘Tre Luanëve’ me golin e tij.

Pas ndeshjes, Van Dijk u shpreh tejet i mërzitur për golin e pranuar në fundin e ndeshjes.

“Nuk kam fjalë. Të pranosh gol kaq vonë, është e tmerrshme. Kjo dhemb shumë”, tha fillimisht Van Dijk.

“Më duhet të qëndroj këtu, por as nuk di çfarë të them. Kjo më dhemb shumë.”

“Arbitri u kthye brenda menjëherë pas bilbilit të FT, kjo thotë shumë”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here