Pse Bora Zemani po manifeston special sot? E vërteta prapa datës simbolike

0
87

Bora Zemani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram me një mesazh frymëzues, të cilin e ka ndarë me rastin e datës simbolike 11.11.

Në Instastory, moderatorja ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke ecur e përqafuar me djalin e saj, Arborin, në një ambient natyror gjatë perëndimit të diellit.

Përmes këtij postimi, ajo ka ndarë disa reflektime mbi vetëdijen, qëllimet personale dhe manifestimin.

Në mesazhin e saj, Bora shpjegon se data 11/11 simbolizon fillimet e reja, harmoninë me veten dhe fuqinë e qëllimeve që vendosim. Sipas saj, në numerologji, ora 11:11 lidhet me zgjimin e vetëdijes, intuitën dhe manifestimin.

Moderatorja u ka sugjeruar ndjekësve që të ndajnë disa momente për veten, të reflektojnë mbi dëshirat e tyre të vërteta, të përcaktojnë një qëllim të qartë dhe të lënë pas gjithçka që nuk u shërben më.

Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e përqendrimit te gjërat që dëshirojmë të krijojmë, në vend që të fokusohemi te ato që na mungojnë.

Në fund, Bora nënvizon se edhe një moment i shkurtër qetësie apo meditimi, i kushtuar vetes në data të tilla, mund të ketë vlerën e vet, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji zemre.

Çfarë është 11:11 dhe pse konsiderohet kaq e veçantë?

Në botën e spiritualitetit dhe numerologjisë, 11:11 njihet si një nga të ashtuquajturit “numra të engjëjve” (angel numbers) dhe lidhet me konceptin e sinkronicitetit.

Numri 1 simbolizon fillimet e reja, pavarësinë, lidershipin dhe aftësinë për të krijuar realitetin përmes mendimeve dhe veprimeve tona.

Kur përsëritet në formën 11:11, besohet se kuptimi i tij bëhet edhe më i fuqishëm.

Sipas këtyre besimeve, momenti kur ora shënon 11:11 shihet si një mundësi për t’u ndalur, për të reflektuar mbi mendimet dhe dëshirat tona, si dhe për t’u përqendruar te synimet që duam të arrijmë.

Disa e interpretojnë këtë moment si një shenjë simbolike të universit, që na fton të jemi më të vetëdijshëm për atë që duam të sjellim në jetën tonë.

Pse Bora Zemani po manifeston special sot? E vërteta prapa datës simbolike