Mauricio Pochettino mund të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez.
Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, tekniku pritet të largohet nga posti aktual përmes aktivizimit të klauzolës së lirimit në kontratën e tij.
Pochettino kështu mund të rikthehet në Premierligë, këtë herë në stolin e “Djajve të Kuq”, të cilët synojnë të rikthejnë sukseset e dikurshme.
Megjithatë, deri më tani mungon konfirmimi zyrtar nga Manchester Unitedi./04 Online/















































