Lionel Scaloni pritet të vazhdojë aventurën në krye të Argjentinës deri në vitin 2030, pasi palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Nëse zyrtarizohet marrëveshja, 48-vjeçari do të bëhet trajneri i parë në historinë e kombëtares argjentinase që e drejton ekipin në tri edicione të Kupës së Botës.
Pas triumfit në Katar më 2022 dhe pjesëmarrjes në Botërorin 2026, Scaloni synon të udhëheqë kampionët edhe në turneun e vitit 2030.
Kështu, ai do të lërë pas legjendat César Luis Menotti dhe Carlos Bilardo, të cilët e kishin drejtuar Argjentinën në nga dy kampionate botërore.
Që nga emërimi në vitin 2018, Scaloni ka fituar me Argjentinën Kupën e Botës 2022, dy trofe të Copa América dhe Finalissiman ndaj Italisë./04 Online/














































