Ushtroi dhunë në familje, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

0
208
Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.

I dyshuari mashkul është arrestuar, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.

“Suharekë. 10.12.2023 – 02:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply