Ia vë zjarrin eskavatorit, arrestohet i dyshuari në Prizren

0
285

Në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për zjarrvënie.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, personi në fjalë dyshohet se i ka vënë zjarrin një eskavatori, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

“Prizren. 09-10.12.2023 – 23:00-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i kishte djegur eskavatorin viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply