Totaj: Ridizajnim i transportit urban dhe ndërtimi i Stacionit Modern të autobusëve sipas standardeve, do të realizohet brenda mandatit tim

0
241

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit z. Shaqir Totaj, ka vizituar Stacionin e Autobusave në Prizren si dhe më pas ka zhvilluar një takim me anëtarët e Shoqatës së transportuesve të Prizrenit. Gjatë vizitës në Stacionin e Autobusve, kryetari i ardhshëm i Prizrenit nga radhët e PDK-së ka theksuar se në programin e PDK-së është paraparë edhe ristrukturimi i këtij stacioni dhe funksionalizimi i këtij stacioni sipas standardeve. Gjithashtu Shaqir Totaj ka theksuar se ky stacion ka nevojë për investime të reja. Gjithashtu Shaqir Totaj ka premtuar se do të përmirëspohet transporti urban me shërbim 24 orë dhe me autobusë modernë, që do t’ia mundësojë qytetarëve bnjë lëvizje më të mirë. Zyrtarë të këtij stacioni kanë treguar për sfidat e tzyre dhe kanë shprehur bindjen se me fitoren e PDK-së ky stacion do të ketë pamje dhe funksion shumë më funksionale. 

Ndërsa më përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve, kandidati Totaj, ka dëgjuar për sfidat e këtyre transportuesve dhe ka premtuar se me PDK-në do t’u mundësohet të gjithë transportuesve lehrtësime dhe mbështetje e në asnjë mënyrë nuk do të ketë neglizhenca siç ka ndodhur deri më tash. Edhe përfaqësuesit e shoqatës së transpoertuesve janë shprehur të gatshëm që ta përkrahin me votë kandidatin e PDK-së, sepse për ta ka mbetur e vetmja shpresë për realizimin e synimeve të tyre.

Leave a Reply