“EKO Pastrimi” kompania më e kërkuar për dezinfektim, dezinsektim e deratizim

0
521

“EKO Pastrimi” ofron zgjidhje, merr përsipër pastrimin dhe kontrollin e insekteve të dëmshme të të gjitha llojeve të ambienteve shtëpiake, hoteleve, restoranteve, zyrave, dyqaneve, komplekseve industriale dhe tekstile, kazermave ushtarake, konvikteve, shkollave, burgjeve, magazinave.

Ndërhyrja kryhet duke përdorur produktet me inovative dhe më cilësore në botë, të licensuara, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve evropiane. Produktet e perdoruara, jane produkte te cilat nuk përmbajnë lëndë toksike, nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e njeriut, kafshëve apo bimëve, nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit. Shërbimet ofrohen për çdo lloj sipërfaqe dhe nuk është e domosdoshme të boshatiset ambienti. Ai bëhet i përdorshëm 2 orë pas trajtimit.

Ekipi profesional i “EKO Pastrimi” diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambientet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare të përparuara të higjenës, sipas sipas standarteve europiane.

Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.

1. Programi i dezinfektimit: Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine, Bromadiolone) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompë me insekticide të miratuara sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik.

2. Programi i dezinsektimit: Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë. Ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të cilat vijnë nga vendet evropiane.   

3. Programi i deratizimit: Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse. Produktet që do të përdoren dhe shërbimi i instalimit të pajisjeve do të faturohen. Pas mbikqyrjes së ambjentit, do të përcaktohen vendet e instalimit të pajisjeve rodenticide në ambjentin e jashtëm apo edhe të brendshëm.

“EKO Pastrimi” deri më tanik ka dëshmuar për punë profesionale, shërbime cilësore, të shpejta e të sigurta.

Kompania për DDD nga Suhareka selinë qendrore e ka në Suharekë, përkatësisht në rrugën “Brigada 123”, ndërsa mund të kontaktohet në këta numra të telefonit: +383 45 66 13 43, +383 44 27 28 42.

Leave a Reply