“Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, puna e tokës do të diskutohet

0
301

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill”, njoftuan sot se festivali do të mbahet përsëri në Prishtinë.

“Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival. Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.”, u tha në njoftim.

Në një deklaratë të përbashkët, u tha se Sunny Hill do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, por toka që ishtë problem në fillim, tash doli që u zgjodh.

Njoftimi i tyre askund nuk tregon se ku do të mbahet por vetëm në një lokcion më të përshtatshëm dhe se lokacioni i tokës do të diskutohet.

“Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në anë tjetër, Sunny Hill bëri të ditur se festivali do të mbahet edhe në Tiranë.

“Sunny Hill mbetet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa në Tiranë do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Sunny Hill në Facebook.

Leave a Reply