Sulmet ndaj Osmanit, reagon edhe Haxhi Avdyli

0
513

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas publikimit të disa fotografive nëpër rrjetet sociale kinse babai i kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ishte polic i Serbisë.

Avdyli në një postim në Facebook shkruan se proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyerje e shpifje, dhe janë bërë bashkë si asnjëherë më parë.

“Ideatorët e tyre të edukuar me frymën serbe bazë e kanë maksimën serbe – shpif, shpif, shpif se diçka mbeten. Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaçitjet e juaja. Sepse fundi juaj i pa lavd politik, do të jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten.

Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar.

Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja. Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni.

Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë. Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë. Ky vend ka shpresë .

Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.

Leave a Reply