Suharekë, arrestohet burri nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshortes

0
320
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në ora 09:15.

Leave a Reply