Suharekasi kërcënon me jetë babain e tij, përfundon në ndalim policor

0
208

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur prindërit detyrohen që t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta. E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Gjinov të komunës së Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi u denoncua nga babai i tij, i cili deklaroi se e ka kërcënuar me jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply