Disa studentë indianë pretendojnë se praktika e kopjimit është një e drejtë demokratike e tyre, të tjerë përdorin influencën politike dhe paratë për të marrë nota të mira.
Teksa sistemi nuk është në formën e tij më të mirë, studentët u drejtohen kopjeve si një zgjidhje e shpejtë.
“Është e drejta jonë demokratike!”, thotë një djalë i ri dhe i dobët i quajtur Pratap Singh jashtë universitetit të shtetit verior të Uttar Pradeshit.
“Kopjimi është e drejta jonë që nga lindja”.
Korrupsioni në testet e universitetit është shumë i zakontë në këtë pjesë të Indisë.
Të pasurit mund të japin ryshfet dhe të marrin nota të mira.
Madje ekziston një numër i madh “ndërmjetësuesish” midis studentëve të dëshpëruar dhe administratorëve të pangopur.
Ekziston edhe një klasë tjetër studentësh, që janë shumë të njohur për vendasit, shumë të famshëm për lidhjet e tyre politike, saqë vëzhguesit në provime nuk guxojnë t’i prekin.
Ndonjëherë, këta vagabondë vendas lënë thika mbi tavolinat e tyre për të kërcënuar.
Pra, nëse ata që kanë para dhe influencë politike mund të kopjojnë, përse studentët e varfër nuk duhet?
Ata kanë edhe argumente të tjera për këtë çështje.
Në universitetin e Uttar Pradeshit, Pratap Singh, ndërsa thith një cigare thotë:
“Sistemi universitar i Indisë është në krizë.
Kopjet ndodhin në çdo nivel të tij.
Studentët japin ryshfete për të marrë leje dhe nota të mira.
Studentët doktorantë paguajnë profesorë që të shkruajnë doktoraturat e tyre.
Edhe profesorët kopjojnë gjithashtu, kur bëjnë sikur botojnë artikuj në revista që nuk ekzistojnë.
Ka edhe raste kur universitetet duan të distancohen nga barra e korrupsionit.
Një herë diplomat e studentëve master u çuan për korrigjim në një shkollë tjetër.
Kjo ndodh zakonisht, por në këtë rast, nxënësit përfunduan duke dhënë vlerësime për punët e masterit.
“Ndershmërisht, nuk e di nëse duhet të qesh apo të qaj”, tha ai.
“Laboratorët tanë të shkencës, janë si të universiteteve britanike në vitin 1950”.
Një studente tjetër nga i njëjti universitet, rrëfen:
“Kurrikulat janë të dobëta dhe lektorët nuk e japin mësimin siç duhet, duhet të punësosh mësues privatë, ose të mësosh përmendësh nga librat”.
“Nuk ka kuptim të mësosh siç duhet.
Duhet vetëm të blesh një nga librat e kopjimit në pazar dhe të mësosh përgjigjet.
Kur isha në vit të parë të historisë, u përpoqa të mësoj siç duhet, por të gjithë maturantët më thanë: ‘bli librat e kopjimit’”.
Disa nga universitetet private të reja, nuk janë më të mira.
Njëri prej tyre i quajtur “Zap University” aplikoi mësimin online, ku studentët paguan shuma të mëdha për t’u regjistruar, por më pas ai u zhduk.
Jeta e atyre që janë përfshirë në sistemin arsimor, nuk është edhe aq e vështirë.
Makina të shtrenjta, shtëpi me shumë kate dhe blerje luksoze, duket se disa universitete prodhojnë para dhe jo mësimdhënie.
Pyetja është a ka një zgjidhje?
Kur filluan protestat pro-kopjimit në Uttar Pradesh në fillim të viteve 1990, qeveria iu dorëzua protestave dhe lejoji kopjimin, pasi shfuqizoi një ligj anti-kopjeve.
Kryeministri aktual ka premtuar t’i ndryshojë gjërat.
Ai po kërkon një sistem të ri universitar, që është ndërtuar sipas rregullave të duhura.
Megjithatë, i takon secilit shtet të Indisë të rregullojë arsimin e vet.
Derisa kopjimi të zhduket për të gjithë, studentët e varfër të Indisë do kërkojnë të drejtën që edhe ata të kopjojnë.