Studim: Aspirina mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

0
168

Sipas një studimi të ri, njerëzit që marrin çdo ditë aspirinë mund të kenë më pak gjasa nga rreziku i kancerit të zorrës së trashë.

Ky ilaç i zakonshëm duket se po ju ndihmon qelizave imunitare në traktin tretës, të cilat e ndalojnë shumimin e qelizave të tumorit, shkruan “DailyMail”.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 238 pacientëve me kancer të zorrës së trashë, të cilët u diagnostikuan me këtë sëmundje në mes të viteve 2015 dhe 2019, 29 prej të cilëve ishin përdorues të rregullt të aspirinës. Pas krahasimit të analizave, rezultoi se ata që përdorën aspirinën për çdo ditë patën imunitet më të lartë. Gjithashtu, u gjet se këta pacientë patën më pak qeliza kancerogjene pranë gjëndrave limfatike, si dhe më shumë qeliza imune që qarkullonin përbrenda tumoreve.

“Këto mbikëqyrje sugjerojnë se aspirina ndikon në rritjen e imunitetit të qelizave që ndodhen në zorrën e trashë”, thuhet në deklaratën e studimit.

Të tjera studime sugjerojnë se aspirina ul për 40 për qind rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, por, megjithatë, shkencëtarët nuk rekomandojnë që të përdoret ky ilaç si parandalim për shkak se si efekt anësor mund të shkaktojë ulcerën e stomakut e gjakrrjedhje të brendshme.

“Ne e dimë që aspirina e zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, por nuk e rekomandojmë për parandalim, sepse përfitimet nga ky ilaç nuk janë po aq të mëdha sa dëmet që mund të shkaktojë”, ka thënë dr. Mona Rezapour, nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Angeles(UCLA).

Shkencëtarët janë të tronditur nga rritja e numrit të rasteve me këtë sëmundje, duke ua lënë fajin shumë faktorëve, duke filluar nga antibiotikët, mbipesha, ushqimi i pashëndetshëm, si dhe disa llojeve të organizmave kërpudhorë që zhvillohen përbrenda trupit.

Leave a Reply