Pse venat në disa raste janë më të dukshme?

0
141

Venat e dukshme mund të jenë normale për llojin tuaj të lëkurës. Specialistët e venave thonë se njerëzit me lëkurë me ngjyrë më të çelët kanë më shumë gjasa ti kenë venat e dukshme sesa ata me nuanca të errëta të lëkurës. Lëkura e hollë mund të jetë gjithashtu një arsye.

Normalisht, ne nuk mendojmë për venat tona aq shumë derisa t’i shohim ato të shfaqen nën lëkurë. Nëse venat tuaja u bënë të dukshme dhe nuk mund ta kuptoni pse ka ndodhur kjo, mos u shqetësoni. Venat e dukshme ndonjëherë mund të na flasin për disa probleme shëndetësore, por në shumë raste, ato kanë shkaqe natyrore që nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Venat tona paraqesin një sistem inteligjent të valvulave njëkahëshe që kryejnë një funksion të rëndësishëm të shpërndarjes së gjakut me oksigjen nga trupi përsëri në zemër.

Shumë grave u duken më shumë venat gjatë shtatzënësisë. Venat e dukshme është një çështje me të cilën përballen shumë gra shtatzëna dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vëllimi i gjakut i një gruaje shtatzënë është më i lartë se ai i një gruaje jo-shtatzënë, dhe venat po përpiqen të vazhdojnë me këtë sasi të rritur të gjakut.

Leave a Reply