Sot vendoset se si do të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

0
135

Sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë.

Kështu ka deklaruar sot Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Elshani gjatë ditës së djeshme ka deklaruar për mediat se edhe pse operacioni ka përfunduar, “si do të vazhdohet” do të dihet vetëm pas orës 09:00, sot.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet e Kosovës.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake.

Në vendin ku do të bëhet çarmatimi, u pa një arsenal armësh të ndryshme, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka caktuar nga një muaj paraburgim dy prej të dyshuarve për këtë sulm. /Reporteri

Leave a Reply