Porta e mbyllur

0
644

Unë ndoshta nuk jam
Njeri i përkryer
Por asnjëherë
Premtimin s`e kam thyer.

Ditët ikun e shkojnë
Me vesë a me brymë
Fjalën e dhënë e mbaj
Deri satë kem frymë.

Fryen erë e lehtë
Tund gjethet pa pushim
Sa shumë do të doja
Të ishe në prehrin tim.

E kështu pra jeta
Për ty e për mua
Do tëkishte kuptim
Kur më do e të dua.

Ikun ditët e netët
E unë jam në vetmi
Ringjall kujtimet
Më mirat me ty.

Kurrë nuk do ta fal
Premtimin e thyer
Tash porta është e mbyllur
Me ty jam i zhgënjyer.

Shkruan: Xhemajli SHALA

Leave a Reply