Bytyçi: Loja e nisur nga Mytaher Haskuka me drejtora, është thjeshtë kamuflim i situatës

0
448
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Ndryshimet në ekzekutivin e Prizrenit, Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, i ka quajtur kamuflim të situatës, nga gjendja reale në një gjendje të fantazuar.

Bytyçi në reagimin e tij ka thënë se këto ndryshime janë bërë sa për t’i qitur hi syve qytetarëe të Prizrenit.

Reagimi i plotë i Koordinatorit të PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi:

Loja e nisur nga Mytaher Haskuka me drejtora, është thjeshtë kamuflim i situatës, nga gjendja reale në një gjendje të fantazuar dhe tendencë për me i qit hi syve, qytetarëve të Komunës së Prizrenit, se gjoja po bën “reforma” brenda ekzekutivit.

Rrokada që filloi me ndërrimin dhe shkarkimin e disa drejtorëve, nuk është asgjë tjetër, përpos pranim i dështimit, nga vet “Prof.Dr.” Mytaher Haskuka.

Ndërrimi i disa drejtorëve dhe avancimi i disa të tjerëve, është gjesti i radhës amatoresk i Mytaher Haskukës, i cili në vend se t’i ndëshkoi të dështuarit dhe të korruptuarit, ai përkundrazi po i avancon. Nëse drejtorët e deritanishëm, do të ishin treguar të suksesshëm, nuk do duhej të ndërroheshin.

Por ky veprim i Mytaher Haskukës në fund të mandatit, është dorëzim para të fortëve në qendër, ku përmes këtyre veprimeve, Myta po dëshiron që si servil tipik, të u’a mbush mendjen qendrës, që ta rikandidojnë edhe për një mandat, për të parin e Prizrenit.

meMytënemytëmPrizrenin

Leave a Reply