PDK-ja në Prizren: E papranueshme dhe shumë e ultë, gjuha linçuese ndaj Administratës Trump

0
699

E papranueshme dhe shumë e ultë, gjuha linçuese ndaj Administratës Trump, dhe sulmet që po bëhen ndaj Shtëpisë së Bardhë, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Shumë i ultë, niveli i tillë i komunikimit publik, ku pas vet-dorëzimit të pushtetit nga ana e tyre, e kanë ul kaq shumë debatin këto ditë, zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistët e saj.

Shumë irrituese, në mesin e shumë fyerjeve, ku kësi krahasime bëri mbrëmë, edhe vëllau i të parit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukës, i cili duhet që të distancohet, nga kjo gjuhë dhe nga ky lloj komunikimi, përndryshe nëse nuk distancohet dhe të kërkoj falje publikisht Mytaher Haskuka, si i pari i Komunës së Prizrenit, atëherë të jep me dyshu, se edhe ky mendon dhe do të vepron njejtë në ndërkohë.

Të flitet dhe të komunikohet, me këtë gjuhë prej rrugaçërie, siç po bëjnë në vazhdimësi, të indoktrinuarit dhe tru-shpërlarësit e VV-së, është për të ardhur vërtetë shumë keq, për këtë subjekt Antiamerikan, aq më rëndë, kur flitet kështu, ndaj aleatit më të madh në botë, siç janë SHBA-të, ku në të gjitha periudhat: para, gjatë dhe pas luftës, roli i SHBA-së, ka qenë vendimtar për fatin e Kosovës. Ne si shtet, jemi shumë krenarë, që në mesin e shumë aleatëve tonë të përhershëm, që kemi ndër shekuj historikisht, aleatin kryesor, Republika e Kosovës, vazhdon ta ketë SHBA-në.

WITH UNITED STATES OF AMERICA FOREVER. USA🇺🇸WE LOVE❤THANK YOU!”, thuhet në reagimin e PDK-së./04 Online

Leave a Reply