Si ta dalloni kollën e zakonshme dhe inflamacionin e mushkërive?

0
46

Kolla irrituese, me dhimbje, është tipike për këtë periudhë kohore. Mirëpo, kur ta dini se kolla është rritur në diçka më serioze – në inflamacion të mushkërive?

Inflamacioni i mushkërive është gjendje që shkaktohet nga viruset apo bakteret. Është kjo gjendje kur vështirësohet frymëmarrja dhe vjen te qarkullimi i dobët i oksigjenit në gjak. Është me rëndësi që me kohë ta dalloni se bëhet fjalë për inflamacionin e mushkërive, sepse pasojat mund të janë të kobshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

SHKAKTARËT E INFLAMACIONIT TË MUSHKËRIVE

“Streptococcus pneumoniae” është shkaku më i shpeshtë i inflamacionit të mushkërive. Natyrisht, me mikroorganizma (baktere, viruse , kërpudha dhe parazite) është më e lehtë që të aterrojnë në sistemin tuaj imun dhe ta sulmojnë kur është i dobësuar. Mundësia që të prekeni nga inflamacioni i mushkërive varet nga tre faktorë: Sa jeni aktualisht të shëndetshëm – me këtë mendohet në çfarë gjendje është sistemi juaj imun, a jeni të prirë për alergjitë dhe ngjashëm. Mosha – edhe pse inflamacionet e mushkërive nuk njohin moshë, është fakt se prek më të ndjeshmit, e këta janë fëmijët dhe pleqtë. Grup kritik janë ata mbi 65, sepse kjo sëmundje për ta mund të jetë vdekjeprurëse. Rrethi – nëse përreth jush ka epidemi të gripit ose ftohjes, rreziku juaj për t’u sëmurë rritet. Në princip, shërimi inflamacionit të mushkërve, nëse fillon me kohë, nuk është e komplikuar, duhet të pushoni dhe të përdorni antibiotik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here