Vesa Smolica shfaqet me bikini në mes të dëborës

0
559

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Ajo rrëmbeu zemrat e mijëra fansave edhe përmes interpretimeve të këngëve, përfshirë edhe mbrëmjet muzikore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ardhur me disa poza provokuese, që u komentuan shumë.

Vesa zgjodhi që në mes të borës të shfaqet vetëm me bikini, duke vënë në pah linjat e mrekullueshme trupore.

Flokët ka vendosur t’i mbajë të lidhura lartë kokës, derisa për aksesorë zgjodhi një palë syze të zeza.

“A më nxehtë brenda apo jashtë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se “Kaj” është projekti saj i fundit, që është pëlqyer mjaft nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi

Leave a Reply