‘Unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë’, Delinda Disha rrëfen njohjen me partnerin e saj

0
437

Aktorja e humorit Delinda Disha ka qenë e ftuara e parë e emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku ka folur rreth karrierës së saj dhe jetës personale.

Delinda Disha ka imituar personazhë të ndryshëm të ekranit, mes të cilëve është edhe Alketa Vejsiu.

Një ndër pyetjet e bëra nga një vogëlushe ishte: “Mua mami më ka thënë që burri jot është stilist te Klani. Po ai të vesh edhe të zhvesh?”

Shiko zemra ime, unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë, sepse ai është kostumograf. Po tani ka bërë pak ftohtë dhe vetëm më vesh, nuk më zhvesh”,- iu përgjigj ajo, duke shtuar kështu edhe disa nota humori.

Partneri i saj Eldo Disha, me të cilin ajo ka edhe një djalë 4-vjeçar, aktualisht punon si kostumograf te ‘Klanifornia’, ku dhe vetë Delinda Disha është pjesë e kastit të aktorëve.1 / 7Delinda Disha dhe Eldo Disha

Leave a Reply