Rrëfimi i padëgjuar i Nentor Fetiut, ka kritika për televizionet kosovare dhe këshilla për të rinjtë

0
381

Nentor Fetiu i njohur si “Korabi” i “Familjes Moderne”, është njëri nga aktorët më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Edhe pse ka kohë që nuk është parë në ndonjë serial televiziv, vëmendje të madhe merr në bazë të aktiviteteve të tij në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

E mbani mend Korabin e Familjes Moderne? Kjo është nusja e tij bukuroshe |  Infosot.com

Në një intervistë për Indeksonline, Nëntori u shpreh se masat e reja kanë ndikuar në jetët e gjithsecilit prej nesh si psiqikisht po ashtu edhe me disponim.

“Po masat që po merren ne kohe pandemie po ndikojnë ne jetën tonë pa marrë parasysh me çka po merremi a po punojmë, psiqikisht pra në disponim po jemi ndryshe, po shpresoj që kjo kohë të kalojë sa më shpejt dhe më me pak pasoja për të gjithë!”, u shpreh aktori.

Ai ishte i angazhuar në Teatër nga viti ’99 deri në 2004, pastaj ka marrë pjesë të seriali i shumëpëlqyer “Familja Moderne”. Tani i është kthyer sërish Teatrit.

“Kam luajtur në mjaftë shfaqje prej vitit ’99 deri në 2004 kam qenë me i angazhuar ne Teatër,  mandej më ka marrë kohë me shumë seriali Familja Moderne normalisht që me pak kam pas kohë të angazhohem ne Teatër, kohë pas kohe iu kam kthyer Teatrit , shfaqjen e fundit siç thash jam angazhuar ne teatrin Oda dhe po ashtu kemi disa plane me kolegë, mbetet te shohim ne përgjithësi si po shkojnë punët dhe planifikimi ne këtë kohë,  shpresojmë qe do shkoj mirë!”, tha aktori,

Masat e reja kanë bërë që të ndalet puna, sit ë gjithë kjo gjendje ka ndikuar edhe tek aktori i cili ka dhe një këshillë për gjeneratat e reja.

“Fatmirësisht unë beje edhe një pune tjetër jashtë profesionit sepse jam detyruar ashtu nga rrethanat qe i përmenda me lartë, dhe i kisha këshillu gjitha gjeneratat e reja qe përpos profesionit të kenë edhe një zanat anash për të mirën e tyre!”

Ai tregoi se për momentin nuk ka ndonjë ofertë serioze për ndonjë serial, por që është i hapur pasi aktrimi është profesioni i tij.

“Jo për momentin nuk kam ndonjë ofertë serioze, por si aktor gjithmonë jemi të hapur dhe kemi nevoje për punë, ta shohim sa do këtë oferta por edhe audicione qe fatkeqësisht janë të pakta tek ne.”

Por kur do t’i kthehet ekranit televiziv?

 E gjitha varet nga ofertat rrethanat qe i përmenda te shohim si po zhvillohen gjërat ne përgjithësi.

Nentori rrëfeu se është kohë e pafavorshme për profesionin e tij si me financim edhe me gjëra të tjera.

“ Po të them të vërtetën nuk është një kohe e favorshme për profesionin tone, ne përgjithësi profesioni jonë ka telashe si me financim etj…. e sidomos tash ne kohë pandemie. Por një punë të disfavorshme për profesionin tone janë duke e bërë edhe TV- tona me serialet e huaja që janë duke i transmetu për publikun pra kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, po ashtu edhe ato pak seriale e emisione qe bëhen kanë zgjedhur rrugën me te lehtë sa i përket financimit, organizimit, xhirimit, prodhimit, por besoj se me kohë do ta shohin qe kanë bërë gabim qe e kanë zgjedhur rrugën me të lehtë dhe do t’i qasen punës me seriozisht siç bëjnë vendet e rajonit! Ose janë duke e parë dhe nuk po ndërmarrin asgjë kjo është edhe me keq!

Si përfundim ai tregoi se është duke luajtur shfaqjen “Inspektor Limi” në teatrin Oda dhe është një komedi relaksuese për publikun.

“ Po tani jam duke luajtur shfaqjen “inspektor Limi ”  në teatrin Oda ne regji të Florent Mehmeti dhe e shkruar nga Lirak Çelaj , është një komedi 1 orëshe dhe ju preferoj ta shikoni ne këtë kohë besoj se do të jetë relaxuese për publikun!”./Indeksonline/

Leave a Reply