Riola Susuri pjesë e konkursit ndërkombëtar “Elevato” në Bern të Zvicrës

0
715

Riola Susuri tashmë është një emër i njohur për Prizrenin, tërë Kosovën dhe jo vetëm.

Ndonëse e vogël në moshë, rrugëtimi i saj në piano ka sjellur rezultate mbresëlënëse.
E si rrjedhojë, ajo është përzgjedhur njëra prej 170 kandidateve prej 32 shteteve që do të merr pjesë në konkursin ndërkombëtar “Elevato Piano” në Bern të Zvicrës.

Lajmin për pjesëmarrjen e Riolës në këtë konkurs ndërkombëtar e ka dhënë i ati i saj, Rrahimi, i cili shpreson se e bija do të jetë në mesin e 18 finalistëve, e pse jo edhe për të zënë njërin prej vendeve të para.

“170 kandidatë prej 32 shteteve kanë marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar Elevato në Bern të Zvicrrës, në mesin e tyre edhe Kosova🇽🇰 me nxënësen e Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” Riola Susuri.
Shpresojmë të jesh në mesin e 18 finalistëve bija ime, për natën finale që do të mbahet në Bern.
💙#vazhdojmë”, thuhet në njoftimin e Susurit./04 Online

Leave a Reply