Nga fotot nudo te kalendari i Ducati-t, njihuni me Beniadën e Big Brother Vip

0
109

Në Itali ajo njihet me mbiemrin e të ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj i vërtetë është Nishani dhe është vajza e vëllait të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

E lindur në Durrës në vitin 1991,Beniada Jakiç është një nga shqiptaret më të njohura përtej Adriatikut dhe tani po kërkon famën edhe në atdheun e saj, pasi është bërë pjesë e “reality show”-t Big Brodher Albania Vip, i cili ka nisur këtë të martë në ekranin e Top Channel, por edhe në dy kanale të dedikuar në Digitalb.

Modelja dhe aktorja shqiptare e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene” etj., hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me një kërcim mjaft sensual, duke tërhequr jo pak vëmendjen.

“Jam Beniada Nisahni, e lindur në Durrës, por kam ikur në Itali që kur isha tre vjeç e gjysmë. Në moshën 23-vjeçare kam pozuar për herë të për nudo, pasi më herët nuk më lejonte mentaliteti. Shpresoj që në Big Brother Vip të gjej dashurinë”, deklaroi ajo në klipin e prezantimit të vetes.

Në Itali Beniada njihet si tifoze e flaktë e Juventusit dhe ka pozuar shpesh për revista si Maxim, GQ Italia, etj., teksa famën më të madhe e mori kur realizoi kalendarin e Ducatit në vitin 2018, duke ndezur jo pak fansat e skuadrës italiane në Moto GP.

Leave a Reply