Kush është djali misterioz?/ Era Istrefi në lidhje me djalin e biznesmenit të njohur nga Shqipëria?

0
292

Këngëtarja Era Istrefi duket se i ka dhënë fund “beqarisë”! Kohët e fundit, këngëtarja shqiptare me famë botërore frekuenton shumë shpesh Shqipërinë dhe jo pa shkak.

Sipas “Tirana Post”, Era është një një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në vend, por nuk përmendin emra duke e lënë mister identitetin e fatlumit.

Bazuar në të njëjtat burime, këngëtarja ka pak kohë që është në një lidhje dashurie, ndaj dhe nuk ka preferuar që të publikojë detaje nga lidhja e saj e dashurisë, ndonëse kohët e fundit po i kalon me të duke pushuar në jug të vendit.

Era është e njohur për dëshirën e saj që jetën private ta mbajë larg mediave rozë. Por më parë, ajo ka bërë publike një tjetër lidhje, atë më ish-menaxherin e saj, Faton Shoshi.

Leave a Reply