Elvana Gjata sjell këngën ‘Vendi im’ në bashkëpunim me motrën, Migena Gjata

0
29

Të shtunën më 1 maj, ylli i muzikës shqiptare Elvana Gjata e publikoi këngën e re me titull “Vendi im”.


Kënga vjen në bashkëpunim me motrën e saj, Migena Gjata, dhe deri më tani është mirëpritur nga publiku.

“Për ju qe jeni larg vendit dhe njerëzve tuaj te zemrës. Ndoshta rrugët e jetës na ndajnë, por kurrë mos harro nga vjen. Ne vendin tim, fle ky shpirti im”, kishte shkruar këngëtarja në mesazhin promovues të postuar në Instagram.

Me një performancë të thjeshtë por mjaft artistike, motrat Gjata shfaqen duke interpretuar me emocionin për vendin e tyre, të shoqëruara në skenë nga një orkestër instrumentistësh.

“Vendi im” tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Elvana Gjatës në platformën muzikore YouTube.

Leave a Reply