Elvana Gjata: Jam kryqëzuar nga mediat, mora vesh që kisha dalë me reçipeta

0
397
Elvana Gjata - Këngëtare

Këngëtarja Elvana Gjata ka shprehur zhgënjimin e saj nga mediat. E ftuar në edicionin e fundit të këtij sezoni në emisioni “NIN”, Gjata tha se është ndjerë shumë herë e kryqëzuar nga mediat.

E pyetur për marrëdhënien e saj me gazetarët, këngëtareja tha se ka marrëdhënie ‘shumë të mirë’ duke qeshur, teksa kometnoi më pas disa lajme që nuk i kishin pëlqyer. Një prej tyre ishte një artikull që shkruante se Gjata kishte dalë me reçipeta.

“Marrëdhënia ime me mediat….shumë e mirë, (qesh), as japim as marrim. E kryqëzuar? Jam ndjerë, jam ndjerë shumë herë. Me tendencë apo pa tendencë, këtë gjë unë nuk e di, por jam ndjerë. E bëjnë sepse nuk më njohin, do të doja të më njihnin si ti Dini, atëherë nuk do ta bënin. Para pak ditësh lexova që kisha dalë me reçipeta. Në fakt nuk ishin reçipeta, por nejse. Një tjetër shkruante që ia kisha lënë ‘seen’ Alketës. E hapa që të shikoja se çfarë kishte ndodhur,”- tha Elvana Gjata më tej.

Leave a Reply