Brenda festës luksoze të Samanta Karavellës për ditëlindjen e 30-të

0
451

Samanta Karavella ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen e 30-të.

Artistja, që shuhet për projektet e hitet e shumta, ka organizuar një festë të veçantë me miqtë e saj.

Në bazë të imazheve e videove që janë publikuar në rrjetet sociale, në festën e Samantës të pranishëm kanë qenë edhe artistët: Enca Haxhia, Olti Curri, Ardit Çuni etj.

Në një prej pamjeve, këngëtarja Karavella shfaqet duke interpretuar një prej projekteve të njohura të saj e duke u argëtuar me miqtë.

Duket se shokët janë përkujdesur për çdo detaj që të duket më bukur dhe më unike për artisten.

Samanta Karavella (Foto: Instagram)

Përveç kësaj, Samanta është pjesë e estradës për më shumë se disa vite dhe numëron projekte tejet të suksesshme.

“Na e dina”, “Vonë”, “Ti se din se”, “Pafundësi”, “Golosa”, “Humbur”, “Le të jetë”, janë vetëm disa nga këngët e njohura të saj. 

Leave a Reply