Alban Skënderaj: 2020, s’më mbetet gjë tjetër veçse të të buzëqesh

0
416

2020-ta po vazhdon të cilësohet si një nga vitet më pak të mira thuajse për të gjithë – shkaku i pandemisë së coronavirusit që tash e disa muaj ka kapluar gjithë botën.

Kështu duket të jetë edhe për këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj, siç thekson në një nga postimet e fundit që ka ndarë në rrjetet sociale.

Artisti, i cili në Instagram numëron 638 mijë ndjekës, ka theksuar se këtë vit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të buzëqesh.

“2020, s’më mbetet gjë tjetër veçse të të buzëqesh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë ku shfaqet i buzëqeshur pranë një veture.

Lexo po ashtu:
Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj
Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj
Përveç Albanit, të kënaqur këtë vit nuk janë as artistët e tjerë pasi u janë anuluar shumë prej koncerteve e planeve të tyre verore.

Albani nuk ka publikuar këngë të re që nga qershori, teksa e fundit mbetet “Parajsa ime” në bashkëpunim me Elgit Dodën.

Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Leave a Reply