SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës, bën thirrje për vaksinim

0
330

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700,000 doza të vaksinës.

Përmes një njoftimi në Twitter, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Kur të jetë plotësuar, donacioni amerikan do të sjellë mbi 700,000 doza. Më shumë vaksina pritet të vijnë”.

“Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës.

Leave a Reply