Selmanaj rendit pasojat e “sanksioneve”: Këtu e sjellë vendin një mendësi qeverisëse komuniste, totalitare, jodemokratike

0
143

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka shkruar në Facebook se janë bërë 2 muaj prej kur Bashkimi Europian i vendosi masa ndëshkuese Kosovës, të cilat ai i quan sanksione.

Selmanaj renditi pasojat që i erdhën Kosovës nga ndëshkimi i bllokut europian.

“Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë. Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qëndror; Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal; Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike; Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare; Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare”, shkroi Selmanaj.

Deputeti shkroi se “në këtë gjendje e sjellë vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE!”.

Leave a Reply