Santos: Në fitoren e Shqipërisë ndikoi goli i mrekullueshëm i Asanit

0
201

Trajneri i Polonisë, Fernando Santos, ka thënë se në fitoren e Shqipërisë ndikoi goli i jashtëzakonshëm i Jasir Asanit.

“Të gjithë jemi shumë të trishtuar. Kjo është normale dhe plotësisht e kuptueshme – tha Fernando Santos pas disfatës ndaj Shqipërisë (0:2)”, u shpreh Santos.

Trajneri i kombëtares polake theksoi se nuk do të jap dorëheqjen pavarësisht lojës dhe rezultateve në kualifikueset e Euro 2024.

“E kuptoj shumë mirë se çfarë ndjejnë tifozët tani”, shtoi portugezi.

“Edhe unë jam shumë i trishtuar , edhe lojtarët. Mendoj se e nisëm shumë mirë. Pas golit të anuluar, ndeshja u bë e barabartë”.

“Më pas, në fund të pjesës së parë, Shqipëria shënoi këtë gol të jashtëzakonshëm. Në pushim lojtarët ishin mjaft të motivuar. Kishim një mundësi shumë të mirë për të barazuar. Nuk funksionoi, ky është topi – nuk ka të bëjë fare me numrin e banorëve të vendit”.

Leave a Reply