Rreth 17 milionë euro në vit përfiton Serbia nga mosanëtarësimi i KOSTT-it në rrjetin energjetik evropian

0

Mosanëtarësimi në rrjetin energjetik evropian(ENTSO) i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro që nga paslufta, mjete këto të cilat i ka përfituar Serbia. Kjo po e pengon edhe funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë- Shqipëri që nga viti 2016.Serbia për çdo vit përfiton nga 17 milionë euro, për shkak të mos njohjes së Kosovës, në rrjetin energjetik evropian.Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Hamdi Malushaj thotë për KosovaPress se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrin ta shfrytëzoj interkonjeksionin 400 kilovoltësh me Shqipërinë që ka kushtuar 33.5 milionë euro, prej tyre 45 përqind janë kredi të cilën e paguan Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë – KOSTT.

Malushaj thotë se për mos anëtarësimin e Kosovës në ENTSO, fajtore është edhe Qeveria e Kosovës.“Është rreth 17 milionë euro në vit të hyra për Serbinë, të hyra direkte ose humbje direkte nga ana jonë. Efekti sekondar është shumë më i madhe.Energjia pothuajse është shkaktar i ngecjes së zhvillimit ekonomik. Humbja e besimit në Kosovë ka ardhur përmes stagnimit në zhvillimin e energjisë. Anëtarësimi në këtë institucion (ENTSO) lë të dyshohet në aktivitetin tonë, ngaqë Serbia ka lobuar në mos interesimin tonë”, thotë Malushaj.Zyrtarë të KOSTT-it thonë se mos implementimi i marrëveshjes për kyçje me ENTSO , e bllokuar nga pala serbe po e pengon edhe funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë- Shqipëri që nga viti 2016.

Elvane Devexhi zyrtare për media në KOSTT tha për KosovaPress se humbjet nga mos shfrytëzimi i interkonjeksionit me Shqipërinë janë 1 milion euro në vit, por varen nga niveli i kërkesës së tregtarëve për kapacitetin e linjës për tregtim ndërkufitar të energjisë.“Sipas vlerësimeve tona varësisht nga kërkesat për tregtim nga alokimi i kapaciteteve në këtë linjë të hyrat nga alokimi i kapacitetit mund të sillen rreth 1 milion në vit”, tha Devexhi në një përgjigje elektronike.