Ballkani kampion, ndalet Drita, Gjilani në Evropë, kjo është tabela

0
522

Kanë përfunduar gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani i Suharekës për herë të dytë edhe matematikisht është kampion i Kosovës, pasi të shtunën mundi Ferizajn, me rezultat 2-0.

Edvin Kuc (56’) dhe Meriton Korenica (76’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, e cila tani ka 72 pikë, pesë më shumë së Drita, që tashmë është dorëzuar pasi u mposht në shtëpinë e tyre nga Malisheva, me rezultat 0-1. Sobowale (56’), realizoi golin e tri pikëve të arta për skuadrën e Bylbyl Sokolit, e cila më këtë fitore siguron ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

Leave a Reply