Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për policin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës

0
134

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar dje vrasjes së policit në veri të Kosovës, duke thënë se kjo tragjedi është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Ndërsa sot, Rama ka publikuar edhe një foto, duke nderuar rreshterin policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë teksa ishte në krye të detyrës.

“MIRËMËNGJES

me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës🇽🇰🙏🇦🇱“, ka shkruar Rama në Facebook.

Leave a Reply