Quni fton Prokurorinë që ta hetoj projektin e rrugës që lidh Sërbicën e Ulët dhe Sërbicën e Lartë

0
372

Pas vizitës që i ka bërë sot Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vazhduar vizitën në Sërbicë të Ulët dhe Sërbicë të Lartë.

Quni ka thënë se qeveria lokale pa parametra e ka ndryshuar projektin e rrugës që ishte paraparë të lidhtë këto dy fshatra, duke e devijuar për tek lokacioni i ri i varrezave. Si rrjedhojë, Quni i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Prizren që të dalin në terren dhe ta hulumtojnë këtë rast të dyshimtë.

“- Pas ankesave të shumta të banorëve të fshatrave; Sërbicë e Ulët dhe Sërbicë e Lartë, së bashku me ekipin tim, kryesuesin e listës, ekspertin e infrastrukturës rrugore, Hanefi Muharremin, kemi vizituar për të parë nga afër devijimin e projektit të rrugës që ishte paraparë të lidhte Sërbicën e poshtme me atë të lartën.

  • Qeveria lokale, pa parametra, e ka ndryshuar projektin dhe e ka devijuar rrugën për tek lokacioni i ri i varrezave.
  • Shqetësimeve dhe indinjatës së banorëve të këtij lokacioni u bashkangjitemi dhe ne, duke i bërë thirrje zëshëm Prokurorisë, që të dalin në teren dhe ta hulumtojnë këtë rast të dyshimt”, ka thënë Quni./04 Online
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe pemë

Leave a Reply