QKMF-ja në Prizren nga katër maji rifillon vaksinimin e fëmijëve

0
580

Kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se nga katër maji do të rifiloj vaksinimi i rregulltë i fëmijëve.

Vaksinimi ishte ndalur menjëherë pas identifikimit të rastit të parë me koronavirus në Kosovë.

“NJOFTIM
Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se nga data 04.05.2020 do të vazhdojmë me vaksinimin e rregulltë të fëmijëve.
Kërkojmë nga ju që fëmijën ta shoqërojë vetëm njëri prind dhe është e domosdoshme të jeni të pajisur me masa mbrojtëse (maska) si dhe të mbani distancën sociale për së paku 1 metër.
Ju mirëpresim!
Shërbimi i Imunizimit dhe Vaksinimit
QKMF Prizren
#kujdes po
#panik jo”, ka njoftuar Berisha./04 Online

Leave a Reply