Prizren | Nisma sot vendosë, a do ta mbështes Haskukën apo Totajn në balotazh?

0
335

Pas qëndrimit të LDK-së për balotazhin e 14 nëntorit, sot pritet edhe Nisma Socialdemokrate të dal me qëndrimin e saj zyrtar.

Kryesia e degës së Nismës në ora 12:00 pritet të mblidhet, me ç’rast do të diskutohet për rezultatin zgjedhor dhe për balotazhin e 14 nëntorit.

Ju kujtojmë se mbrëmë LDK-ja ka vendosur që të jetë neutrale, duke mos e mbështetur zyrtarisht asnjërin kandidat në garë, por u ka bërë thirrje elektoratit që ta kryejnë obligimin e tyre qytetarë më 14 nëntor sipas preferencave të tyre./04 Online

Leave a Reply