President Berisha! Lësho rrugë, dhe dëshmo të lutem, që më shumë e do Shqipërinë se sa pushtetin, më shumë demokracinë, se sa partinë!

0
447

(Apel miqësor, për Sali Berishen!)

1.Kuvendin e PD-s së 11 dhjetorit 2021, duhet parë midis tjerash edhe si një lloj ambicie e synimi moral që do shërbente jo për ta konsoliduar Sali Berishën, e as Lul Bashën, madje as Partinë Demokratike, por, për ta afirmuar fuqishëm dhe furishëm si konceptin ashtu edhe intencën, dëshirën dhe aspiratën afatgjate opozitare shqiptare (e cila përkundër këtyre tetë viteve opozitarizmi, ende po vazhdon të sillet si”pula pa krye”!?) që nuk ka gjetur një përgjigje, metodë apo edhe alibi adekuate, për ta mposhtur kanabis Projektin e Edi Rames së krimininalizuar dhe të korruptuar deri në palcë.

2. Poashtu, ky Kuvend në anën tjetër (me madhështinë, mobilitetin dhe kararin e tij të homogjenitetit) do duhej t’i i rritë gjasat e funksionalizimit tē demokracisë sē munguar në Shqipëri. Funksionalizim ky që dosido duhet të ndërlidhet me mekanizmat e kontrollit social sish juridik dhe ate të parandalimit të sjelljeve kriminogjene, korruptive, antidemokrarike e antiligjore. Madhështia e këtij Kuvendi sociopolitik, për mendimin tim nuk do të duhej të adresohej e koncentrohej vetëm në miratimin (e ca paragrafëve statusor), promovimin (e risive teknike e formale të drejtimit të partisë) e as dilemën rreth rirealizimit (personal) të Sali Berishes apo (certifikimin e dështimit) të Lul Bashës si (anti)demokrat, por, në gjetjen e mënyrës së njē figure tërësisht të re (jo edhe aq karizmatike, sa teknokrate) politike, për demokratët shqiptar.

3. Pra, një lidershipi që do rektutohej (lexo; dilte natyrshëm nga diktati i makinerisë së votimit) nga brezi të ri. Ngase, ky lidership i ri, jo vetëm që nuk do vuante nga hipotekat e së kaluarës e as nga paragjykimet (ideologjike) e stereotipitë eventuale politike që i “prodhoj” procesi i transicionit shqiptar, por, do dinte të futej dhe të “notonte” shumë mirë në konkurrencën e re të demokracisë digjitale. Një skenarë i kësisojit i denokratëve shqiptar, padyshim që; a/do e fuqizonte pozicionin opozitar që ka rēnë pothuajse përtoke; b/do e kënaqte ambicien palës amerikane pêr demokraci; c/ do e legjitimonte përjetësisht parimin e karizmen e lidershipit të saj; d/do e identifikonte, rehabilitonte dhe legalizonte autorësinë dhe kontributin historik të Berishës, si një personalitet qē; mē shumë e deshi Shqipërinë se sa pushtetin, më shumë demokracinë, se sa partinë, më shumë lirinë, se sa…!

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply