Pjanic afër largimit nga Juventusi

0
328

“Miralem Pjanic është një futbollist që në idetë e mia për futbollin duhet të prekë topin 150 herë në çdo ndeshje”, pati deklaruar Maurizio Sarri kur u prezantua në pankinën e Juventusit verën e kaluar, por duket se mesfushori boshnjak nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Problemet e shumta fizike, që shpesh herë i kanë kushtuar një zëvendësim të shpejtë Sarrit, por edhe ngadalësia në lojë, edhe kjo e kritikuar disa herë nga trajneri dhe ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo, kanë bërë që pozitat e Pjanic të lëkunden.

Me 30 vite mbi supe dhe me një peshë kartoni në \bilanc rreth 10 milionë euro, drejtuesit e klubit bardhezi janë të joshur ta shesin këtë verë, duke qenë se ofertat për të nuk mungojnë dhe kapin shifra 50-60 milionë euroshe, të mjaftueshme për të bërë një plusvalencë të rëndësishme.

Paris Saint Germain është skuadra që më së shumti preferon Pjanic, me Leonardon që prej vitesh adhuron boshnjakun dhe do të donte ta zbriste në fushë bashkë me një luftëtar si italiani Verratti, ndërsa në marrëveshjen e transferimit mund të përfshihet edhe Mauro Icardi, sulmues mjaft i pëlqyer nga Juventus.

Nga ana tjetër zëvendësuesi i Pjanic në klubin e Juves pritet të jetë pikërisht uruguaiani Rodrigo Bentancour, i cili ka luajtur si titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni dhe shpesh herë është aktivizuar në “{kabinën e regjisë” nga ana e Sarrit.

Testi i uruguaianit ka kaluar me sukses tashmë, sepse ndonëse nuk garanton shumë cilësi teknike, ka shumë më tepër forcë dhe aftësi mbrojtëse, që i lejon skuadrës të jetë më në ekuilibër gjatë kundërsulmeve të kundërshtarëve.

Leave a Reply