Përmbysje e çmendur, Arsenal “vrapon” drejt titullit

0
158

Përmbysje e çmendur, në frymën e fundit nga ana e Arsenalit. Topçinjtë iu falën një goli të Nelson, për të marrë fitoren 3-2 në” Emirates Stadium” ndaj Bournemouth.

Sfida ishte shumë e luftuar, me Billing që shënoi që në minutën e parë për t’i dhënë avantazhin miqve. Në minutën e 57’ Bournemouth do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me Senesi që realizoi golin e dytë për ekipin e tij.

Megjithatë “The Gunners” reaguan dhe në minutën e 62’ Partey ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën. White gjeti rrjetën në minutën e 70’ dhe barazoi për ekipin e Artetës.

Arsenal nuk u ndal dhe në minutën e 90+8’ Nelson përmbysi gjithçka dhe i huri 3 pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 26’ Arsenal kryeson me 63 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 19-të me 21 pikë.

Wolve-Tottenham ishte një sfidë shumë e luftuar, me vendasit që morën 3 pikët me fitoren 1-0. Traore shënoi në minutën e 82’ dhe i dha një triumf skuadrës së tij, me “Spurs” që tentuan në disa raste, por që në këtë takim ishin të pafat. Pas kësaj jave Wolves renditet në vend të 13-të me 27 pikë, teksa Tottenham renditet në vend të katërt me 45 pikë.

Aston Villa merr fitoren minimale ndaj Crystal Palace, me miqtë të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 62’. Kjo sfidë u vendos nga autogoli i Andersen, që u dhuroi avantazhin dhe njëkohësisht fitoren vendasve.

Të dyja skuadrat tentuan të gjenin rrjetën, por nuk ia dolën. Në minutën e 62’ kur Doucoure mori kartonin e dytë të verdhë Aston Villa u qetësua disi. Megjithatë nuk mundi të gjente rrjetën, ndonëse në superioritet numerik.

Pas raundit e 26-të Aston Villa renditet në vend të 11-të me 34 pikë, teksa Crystal Palace në vend të 12-të me 27 pikë.

Brighton fiton bindshëm ndaj West Ham, ndërsa siguroi tri pikët në triumfin me “poker”. Vendasit morën avantazhin që në minutën e 18’ me Mac Allister.

Në minutën e 52’ Veltman dyfishoi avantazhin për Brighton, ndërsa në minutë e 69’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Mitoma. Megjithatë në fund rezultatin e këtij takimi e vulosi Welbeck, që shënoi golin e katërt për skuadrën e tij. Pas kësaj jave Brighton renditet në vend të tetë me 38 pikë, ndërsa West Ham renditet në vend të 16-të me 23 pikë.

Chelsea rikthehet te fitorja me Leeds United, duke dalë nga kriza e thellë ku ndodhej. Ekipi i Potter fitoi me rezultatin minimal 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që erdhi në minutën e 53’ nga Fofana.

ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por në fund “Blutë”e Londrës ia dolën të merrnin pikët e plota. Aktualisht londinezët renditen në vend të 10-të me 34 pikë. Nga ana tjetër Leeds United renditet në vend të 17-të me 22 pikë./SS

Leave a Reply