Mbappe kalon Ronaldon brazilian, shkruan histori të re

0
34

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi francez ka tejkaluar legjendën braziliane Ronaldo Nazário në numrin e golave të shënuar në ndeshje zyrtare.

Me golin e realizuar në fitoren 3:0 të Real Madridit ndaj Valencias, Mbappe ka kaluar kuotën prej 414 realizimesh, duke lënë pas ish-yllin brazilian.

Në moshën 27-vjeçare, francezi vazhdon të konfirmohet si një prej sulmuesve më produktivë të futbollit aktual./04 Online/