Pas puthjes me Donaldin, Beatrix merr mesazhin nga mamaja: Bekimin tim e merr …

0
342

Antigona Ramosaj, nëna e Beatrix i ka shkruar një letër vajzës së saj, e cila ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë letrës, nëna e Beatrix i ka thënë vajzës së saj që e ka marrë malli shumë. Ndërkohë që në lidhje me romancën që ajo ka me aktorin Donald Veshaj, ajo u shpreh se bekimin e saj do ta marrë në momentin që të kuptojë se Donaldi e ka lënë pas të kaluarën.

Beba jeme, sa më ka marrë malli për ty vetëm zemra ime e di. Të gjithë jemi shumë mirë. E di që ke nevojë të dëgjosh këtë. Të ndjek nga kudo që shkoj. Kam qarë e kam qeshur bashkë me ty. Ti e di sa vështirësi kam kaluar në jetë dhe kam qarë vetëm nga dashuria që më falni ti e Albani. Jeta është shumë e shkurtër, gëzoni, lumturoni, falni, jetoni fort dhe bindshëm se frymën e fundit ta jepni me buzëqeshje se ashtu donit të jetonit. Të kam parë afër me Donaldin, më bëhet zemra mal kur të shoh dhe kuptoj që je e lumtur pas kaq shumë kohësh. Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve. Të dua në çdo formë e në çdo ngjyrë që ke.

Leave a Reply